U tha se është drejt ndarjes nga Cristiano, vjen reagimi i Georgina Rodriguez

Një krizë mes Ronaldos dhe Georgina-s? Kështu u aludua ditën e djeshme, por a është e vertetë? Duket se jo!

Georgina ka vendosur të reagojë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë për të gjitha lajmet e qarkulluara.

Modelja ka publikuar në story në Instagram dy foto, ku shfaqet ajo dhe Ronaldo në fillim të lidhjes së tyre.

“Kur isha 22 vjeç takova dashurinë e jetës sime. Sa të bukur ishim”, ka shkruar ajo.