U tha se emri i saj i vërtetë është Behigje, vjen reagimi i Beatrix Ramosaj

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar pas thashethemeve në rrjetet sociale se emri i saj i vërtetë është Behigje.

Gjatë kohës që ishte në Big Brother VIP, ajo u bë kryefjalë e mediave dhe një nga lajmet që qarkulloi asokohe ishte edhe se emri i vërtetë i këngëtares është Behigje Ramosaj.

Menjëherë pas publikimit të lajmit reaguan mamaja dhe vëllai i Beatrix, Antigone dhe Alban Ramosaj.

Ne një postim në InstaStory, Albani e mori me sportivitet duke e quajtur ironikisht “lajmi më i mirë deri sot këtë vit”.

Por së fundmi edhe vetë këngëtarja ka vendosur të reagojë në lidhje me të gjitha lajmet që qarkulluan për emrin e saj.

Përmes një statusi në Twitter, Beatrix ka ironizuar edhe njekësit të cilët shpesh nëpër komente e etiketojnë me emrin “Behigje.”

“Behigje, Tixhe. Më jepni më shumë”, shkruan ajo në statusin e saj, duke ironizuar personat qe i drejtohen në atë emër.