Pak ditë më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se Efi Dhedhes do t’i zërë vendin Bora Zemanit si moderatore e “Përputhen”.
Në rrjet u tha se “burime brenda Top-Channel” kanë gati në listë zëvendësuesen e Borës, dhe ajo është Efi”.
Ndërkohë së fundmi, Bora Zemani ka postuar një video nga Top Channel ku shfaqet me Efin, Olsa Muhametin, Fation Kuqarin dhe disa pjesëtar të stafit, duke ngritur edhe më shumë dyshime.
Më herët Efi publikoi një video ku thoshte se ishte shumë e lumtur dhe i ftonte ndjekësit të gjenin se ku do shkonte. Dyshimet na çojnë se ajo do jetë e ftuar në “Për’puthen Prime”, e mbetet për tu parë nëse aty do i japin rolin e ri.