Një nga historitë më interesante deri më tani në shtëpinë e “Big Brother VIP” sigurisht është ajo mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, me dinamikat e marrëdhënies së tyre që janë bërë shumë interesante për banorët dhe publikun.
E ndërsa këngëtari pret puthjen “e famshme” të Kiarës që duket se ende ka nevojë për kohë, gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale u përfol se një banore e re do t’i bashkohej shtëpisë, me “misionin” për të hyrë në mes të “çiftit”.
Bëhet fjalë për modelen Eva Pasha, e cila kishte shprehur haptazi pëlqimin e saj për Ejllin, madje sipas asaj që lexohej në rrjetet sociale, edhe synimin për të përçarë marrëdhënien me moderatoren.
Megjithatë ky duket se ka qenë thjeshtë një skenar fansash, apo një lajm i hamendësuar, pasi vetë modelja ka reaguar duke i “vënë pikat mbi i” për këtë histori.
“Hey, si ju kam? Nuk e di si dhe pse është bërë kaq virale pjesëmarrja ime në ‘Big Brother VIP’, por dua t’ju informoj që nuk është e vërtetë. Kur të bëhem VIP, do kaloj një xhiro andej, pse jo. Nuk e mendoja që kisha kaq shumë mbështetës, më keni kënaqur zemrën”, shkruan modelja në InstaStory.