Georgina Rodríguez ka folur gjatë në një intervistë për revistën “Elle”, ku është rrëfyer për cështje që nisin nga marrëdhënia me Cristiano Ronaldon, humbja e djalit të tyre të porsalindur e deri tek akuzat e së motrës se nuk e ndihmon nga ana financiare.
“Nëse e kërkoni emrin tim në Google sot, do të lexoni se jam në një grindje me familjen e Cristianos, se kam një motër që më kërkon para dhe se diçka ka ndodhur me Rosalia-n. Jeta ime është shumë më e thjeshtë se e gjithë kjo, nuk më pëlqejnë konfliktet, nuk zihem kurrë me askënd. Gjëja më e keqe është se i gjithë ky informacion është një gënjeshtër, kjo nuk jam unë”, ishte përgjigjia e Georginas rreth lajmeve për të motrën.
Kujtojmë se pak javë më parë, motra e saj Patricia, i bëri thirrje familjes Ronaldo për ndihmë ekonomike, në një intervistë të dhënë për Socialite.
“Motra ime nuk më ndihmon. Ajo që më shqetëson më shumë janë fëmijët e mi, jo unë. Në fund të fundit mund të ha edhe një copë bukë, por fëmijët e mi, që janë nipërit e tij…Georgina, kam nevojë për ndihmë, ti je motra ime. E di që ajo nuk ka asnjë detyrim dhe përgjegjësi ndaj prej meje, por meqenëse është simpatike dhe kaq e mirë me të tjerët, të paktën ta bëjë për nipërit e saj. Nëse nuk më doni mua, ndihmoni nipërit tuaj. Vetëm kaq kërkoj nga ju” – tha ajo mes lotësh.