Gjatë diskutimit të gjatë në spektaklin e djeshëm të “Big Brother VIP”, Kiara foli rreth ndjenjave të saj kundrejt Luizit.
Ajo u shpreh se ka një pëlqim për të, mirëpo i duhet më shumë kohë për të vendosur nëse duhet të ndërmarrë hapin drejt lidhjes.
Teksa një pjesë e banorëve apo publikut i dhanë të drejtë për qëndrimin e saj, një pjesë tjetër e komentuan se Kiara thjesht nuk ka interes ndaj Luizit.
Duket se një mendim të tillë e ka edhe banorja e edicionit të parë të BBV1, Einxhel Shkira, ose të paktën këtë na lanë postimet e saj të kuptojmë.
Gjatë transmetimin të djeshëm, Einxhel shkroi në profilin e saj në Twitter këtë status:
“Kisha për të paguar qeranë sot, i thash s’po gjej portofolin kështu që më prit pak se më duhet kohë, nja ca javë përshembull“- shkroi ajo duke na bërë të mendojmë se është një ironizim për kohën që Kiara i kërkoi Luizit.
Duket se pas këtij statusi ndjekësit i kanë kujtuar Einxhelit se edhe për të ka qenë e vështirë të pranonte ndjenjat e saj kundrejt Dagzit apo të shprehej e hapur për të nisur një lidhje me të.
Mirëpo, Einxhel e kishte një kundërpërgjigje për këtë.
Me anë të një tjetër postimi ajo tregoi se në ditën e 7 që Dagzi ishte bërë pjesë e shtëpisë, ajo pranoi se kishte pëlqim ndaj tij, ndërkohë që në rastin e Kiarës kanë kaluar më shumë se 20 ditë.
Por, duket se ky dyshim i Einxhel për Kiarën nuk qenka vetëm për ndjenjat e saj, por edhe të Luizit.
Në një tjetër postim ajo ndau pyetjen e një prej ndjekësve, ku i shkruante: “A do të vinte inat sikur të kishte fituar Dagzi?”.
“Këtë përgjigje e ke me zë, në 18 janar 2022“- u përgjigj Einxhel për të treguar se është e faktuar me video momenti që ajo është nuk ka qenë aspak kundër fitores së Dagzit, ndryshe nga Luizi i cili është shprehur se është i vetmi që do të fitojë “Big Brother-in” duke përjashtuar këtu edhe Kiarën.