U shpreh se ja shpifi puthja e Donaldit dhe Trikses, Ledjana habit me komentin per Beatrix Ramosajn

Ish konkurrentja e Per’puthen, Ledjana Prenga, ishte nje nga personazhet publik e cila perkrahu publikisht Bora Zemanin gjate bujes se krijuar nga “Big Brother VIP”.

Ledjana bente postime tek i jepte mbeshtetjen e saj Bores, madje ne nje postim rreth puthjes se pare mes Donaldit dhe Trixes, ajo kishte shkruar se ja kishin shpifur komplet.

Mirepo, duket se tashme situata po qetesohet persa i perket urrejtjes qe Trixa ka marre nga publiku.

Shumica prej tyre kane arritur t’i shohin gjerat ne nje tjeter kendveshtrim duke dale ne konkluzionin se Donaldi ishte shkaktari i gjithe bujes, e mesa duket keshtu ka bere edhe Ledjana.

Ajo tashme e ka lene pas mendimin negativ per Trixen, ndaj dhe ne videon e fundit te publikuar nga kengetarja ku fliste per bullizmin dhe gjithe urrejtjen qe ka marre ne muajt e fundit, Ledjana vendosi t’i tregonte mbeshtetjen e saj duke i komentuar keto emoji ne video.