Sabiani dhe Ilir Shaqiri krijuan një miqësi shumë të ngushtë brenda shtëpisë së “BBVIP” e cila vazhdoi dhe jashtë saj. Mirëpo këngëtari ka bërë një deklaratë të papritur i ftuar në “Më lër të flas”.
I pyetur nga Romeo se cili banor ka perfituar me shume nga Sabiani, ky i fundit u shpreh pa u menduar dy here: Iliri.
Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i Ilirit. Balerini ka postuar një foto ku shfaqet me një majmun në sup dhe shkruan: “E ka bërë për mua!”, duke ironizuar Sabianin per deklaraten e tij.
Kjo ka qenë një shprehje virale gjatë Big Brother, pasi Iliri dëgjoi këngën e Sabianit.
Nuk dihet nëse miqësia e tyre është krisur, pasi dukej se lidhja e tyre ishte shumë e fortë, aq sa këngëtari i referohej balerinit si 100 mijë euroshi i tij.