Alban Ramosaj ishte nje nder emrat e permendur nga CEO i “Acromax” si nje nga kengetaret qe blen klikime.
Pas kesaj deklarate Albani reagoi duke publikuar bisedat me kompanine, ku shihej se ata i kerkonin nje bashkepunim, por kengetari i kishte lene pa pergjigje.
Albani gjithashtu u shpreh se vete kompania i kishte ofruar 4-5 milione klikime te blera, nese do te bashkpunonte me ta.
Mirepo pas ketij postimi te Albanit, nuk mungoi nje kunderpergjigje nga CEO i Acromax, Aldor Nini.
“Çfare me çuditi mua tek postimi i Albanit eshte fakti se ne i kemi ofruar 4-5 milion klikime, te cilat jane gati 12 mije euro. Nuk besoj se do te arrija t’ja beja kete shume me nje klip Albanit, klipet e te cilit sigurisht nga ana artistike jane shume te mira, por duhet te jene komerciale qe te dëgjohen nga nje audience e gjere ne Gjermani, Zvicer, pra jashte Shqiperise.
Nje kenge duhet qe te gjeneroje te ardhura qe te justifikoje keto shpenzime” eshte shprehur Nini e me pas ka shtuar:
“Dhe perveç kesaj absolutisht une kam qene gjithmon kunder blerjes se klikimeve. Kete gje nuk ua kemi ofruar artisteve ose klienteve, madje kemi bere nje fushate marramendese qe ata te kalojne tek marketingu real”.