Pak dite me pare teksa ishte e ftuar ne “Trotuar”, Antonela Berisha beri nje deklarate per te cilen u komentua shume nga publiku.
Si teme diskutimi e asaj puntate, ishte paraja, per te cilen ish konkurrentja e “Per’puthen” u shpreh se eshte shume e rendesishme per te dhe se asnje mashkull nuk duhet t’i afrohet nese nuk eshte “bos”.
“Mashkulli po nuk ishte bos, mos me afrohet. Sepse duhet te mi plotesoje te gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtepi, a ka toka, qe te mos vuaje gruaja. Pse te vuaj une ne 2022?”, tha Antonela.
Mirepo, nje reagim i papritur ka ardhur nga ana e Mevlanit.
Me ane te nje postimi ne InstaStory, ai ka thumbuar Antonelen, tek ka shkruar:
“Me pak fjale ne qe skemi leke .qe sjena (Bosa) I bie te rrijme beqare?! Hapni syte cuna se nuk ju dashkan ju, po leket e juja”
Kujtojme se marredhenia mes Antoneles dhe Mevlanit ishte nje nga me te komentuarat ne “Per’puthen”, qe krijoi shume afeksion tek publiku.