Qysh para daljes se saj nga shtepia e “Big Brother VIP”, Beatrix shpesh eshte shprehur se ka frike te perballet me te gjithe situaten qe e pret jashte.
Ndaj qe nga dita pas daljes se saj, ajo nuk ka marre pjese ne asnje interviste, nuk ka bere asnje postim ne rrjetet sociale, madje edhe ish konkurentet e tjere te BBV, kane treguar se jane perpjekur te kontaktojne me Trixen por nuk e kane marre nje pergjigje.
Por, vetem pak minuta me pare ajo beri reagimin e saj te pare, ku me ane te nje shkrimi te gjate ne profilin e saj ne Instagram shpjegoi gjithe situaten dhe ndjesite e saj.
Beatrix tregoi se keto 4 dite nuk kane qene te lehta, ajo tashme i ka pare te gjitha qendrimet nga jashte persa i perket lidhjes se saj me Donaldin, duke u perpjekur t’i kuptoje edhe komentet pro, por edhe ato kunder.
Ajo qe u la te kuptohej eshte se edhe pasi u perball me realitetin jashte, Trixa u shpreh se serish nuk pendohet per lidhjen e saj me Donaldin, madje u shpreh se: “nese Donladi do ma zgjaste doren qe te hidheshim bashke, do e beja po prap”.
“Dua ta nis kte shkrim me nje falenderim per te gjith ju qe me falni ngrohtesi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time.
Nuk do genjej, jo cdo gje eshte fushe me lule, tranzicioni ne jeten reale sigurisht ka veshtiresi por kam fatin te jem pjestare e nje familje qe me gjendet prane per cdo moment dobesie pergjat pershtatjes.
Ju kerkoj ndjese per lenjen pas dore te rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mos pergjigjen e mesazheve por realisht kam nevoj edhe per pak fare kohe qe te ri-gjej gravitetin tim.
Mund t’ju tregoi qe pergjate ketyre diteve terapia ime ka qene pasioni dhe arsyeja perse une jetoj, muzika. Po hedh cdo mendim dhe ndjenj ne leter dhe nota.. E di qe Monika dhe Arjola do jen shume te lumtura kur ta marrin vesh haha.
Donaldin po e ndjek nga jashte
E kam supportuar, do jem tifozja e tij e pare dhe sic e thash ne sfiden e lajmeve i qendroj mendimit qe ai duhet te fitoj BBV.
Persa i perket marrdhenjes tone, kam lexuar pak se si eshte pare nga jashte.
I kuptoj dhe ata qe kane qene pro edhe deri diku ata kunder – Dukeqenese mardhenia jone ka lindur paster ne nje show ku ndjeksit jane lidh me protagonistet dhe mendojne se kane te drejten e opinionit dhe gjykimit mbi te gjithe ne brenda apo jashte shtepise.Sot eshte dita ime e 4 jashte asaj shtepie dhe nese @donaldveshaj do me zgjaste doren qe te hidheshim bashke, do e beja po prap. ????
Bekime dhe dashuri per te gjith ju!”
https://www.instagram.com/beatrixramosaj/p/CZKUCalN967/?utm_medium=copy_link
Nje shkrim shume pozitiv nga Trixa, pa urrejtje dhe meri, edhe pse sulmet qe ajo mori ishin te shumta dhe te renda!