Pak dite me pare, nje foto e moderatores se njohur, Luana Vjollca, beri xhiron e rrjetit.
E ulur ne makine, moderatorja shfaqej me shenja dhune ne fytyre duke ngritur mjaft shqetesim te publiku.
Të paktën kështu u komentua gjerësisht në publik, por si qëndron e vërteta?
Luana Vjollca ka publikuar disa foto më të qarta ku shkruan:
“TRAUMË E VJETËR”, duke sqaruar se ky imazh i përket këtij projekti që publikohet shumë shpejt, pjesë e #THUAJE.
Ndërkohë, më herët, Luana tregoi përmes një postimi në Instagram se kishte bërë një tatuazh të ri, i cili nuk ishte rastësisht.
Të gjithë të apasionuarit pas tatuazheve, e dinë mjaft mirë kuptimin që ai mbart.
“Semicolon tattoo”, përfaqëson betejat e shëndetit mendor dhe rëndësinë e parandalimit të vetëvrasjeve.
Çdo person, i cili ka një tatuazh të tillë në trup, nënkupton që ka kaluar një situatë të vështirë, e cila e ka çuar të mendojë vetëvrasjen, ose dikush i cili është solidarizuar me këtë kauzë.