Mbeshtetja e treguar ndaj Trixes pas videos se fundit ku fliste mbi bullizmit ndaj saj, ka qene masive, duke perfshire ketu jo vetem publikun por edhe personazhet e njohur.
Ish banoret e tjere te “Big Brother VIP” kane qene ata qe kane treguar po ashtu perkrahjen ndaj kengetares, e nder ta eshte edhe Meridian Ramcaj.
Me ane te nje shkrimi te gjate ne InstaStory, Meridiani i dha disa keshilla shume te vlefshme Trixes per te vazhduar perpara e per te injoruar gjithe negativitetin qe vjen nga persona qe nuk i kane dhene kuptim ende jetes se tyre.
“E dashur @beatrixramosaj. Lotet jane shume te shtrenjte dhe ato meritojne te derdhen vetem për raste te merituara si gezime apo hidherime por asnje lot kot! Asnje sekonde nga jeta jote, energjia jote, emocioni apo ndjenja jote nuk duhet te shkoje për dicka qe nuk te perket! Trixa…Nese te duket sikur po humbet giithcka, kujto qe dhe pemet cdo vit humbasin gjethet e tyre por serish qendrojne drejt e krenare duke pritur dite te mira për te gjethuar serish. Sa herë je e merzitur Trixa kujto qe: 1. Negativiteti i njerezve te tjere nuk eshte problem i yti dhe ti duhet thjesht ta injorosh e qeshesh. . 2. Dhimbja eshte pjese e rritjes dhe plaget jane kujtese e forces për te mbijetuar cdo situate te shemtuar. 3. Cdo gje eshte e perkohshme ne kete jete si ‘Lavdia dhe Renia e Shokut Zylo’ ashtu dhe bullizimi I figures tende nga individe qe ende nuk i kane dhene nje kuptim jetes se tyre. 4. Ajo qe eshte e shkruajtur për te ndodhur do te ndodhe ndaj mos u pendo kurre për te shkuaren as mos kerko te kthesh kohen pas, pasi nuk ka gabime ne kete jete por vetem mesime 5. Dite pas dite, hap pas hapi ajo qe duhet te patjeter te besh eshte vetem te shohesh para me koken lart dhe pozitivitet dhe ndaj atyre qe duan te te zhysin ne llumin e jetes se tyre. Për narcisistet dhe njerezit toksike eshte nje e vertete: Ne momentin kur ata e ndjejne qe nuk kane me asnje kontroll tek ty, ata do te perpiqen te kontrollojne e manipulojne si te shohin te tjerët ty! Te duam sic je e qeshur, e cilter, e talentuar dhe si thuhet ne shqip e bukur??”
Sakaq, Beatrix e ka ripostuar kete shkrim te Meridianit duke e falenderuar nga zemra per fjalet e tij.
Kujtojme se ne cdo interviste te tij, teksa eshte pyetur per Beatrixen, Meridiani ka thene gjithnje fjalet me te mira per te, ndersa per Donaldin eshte shprehur se eshte nje personazh i shtirur.