Kanë kaluar 1 javë tashmë që ka filluar Big Brother Vip Kosova dhe brenda shtëpisë kanë nisur polemikat e para.
Një prej tyre që u diskutua mbrëmë ishte ankesa e Shota Baraliut, e cila është shprehur se po e bezdisin vajzat që dalin pa reçipeta.
Kjo ka ngjallur debat brenda shtëpisë por edhe reagimin e prezantuesve dhe opinionistëve.
Ajo që ngriti më së shumti zërin brenda shtëpisë ishte Ana Kabashi, por kjo ka acaruar edhe persona jashtë.
Ka qenë gazetarja Aulona Musta që ka reaguar lidhur me këtë ‘’ankesë’’ të Shotës.
Ajo ka publikuar një foto të aktoes topless, realizuar shumë vite më parë e përbri shkruan:
“E morët vesh? Shota e ka problem pse vajzat veshin kanatjere pa reçipeta, Shota është kjo.”