Nje ‘lufte’ virtuale ka nisur tashme mes Ardit Cunit dhe Acromax Media, pasi keta te fundit e akuzuan kengetarin per blerje klikimesh.
Arditi reagoi duke i hedhur poshte te gjitha fjalet nga CEO i Acromax, tek u shpreh se gjithcka po behet per vemendje dhe lajm.
Pas kesaj deklarate te Arditit, nuk vonoi shume dhe Acromax publikoi nje foto ku shihej nje liste nga shtetet ku ishte degjuar kenga “E dije” , liste kjo qe kryesohej nga India dhe Bangladeshi, ndersa Shqiperia gjendej shume poshte me vetem 668 klikime.
Por, nuk mbaron ketu!
Pas publikimit te kesaj fotoje, Arditi reagon serish dhe nxjerr faktet e tij.
Si fillim kengetari publikoi nje bisede te zhvilluar ne WhatsApp, ku shihej se kompania i kishte kerkuar bashkepunim per kengen e tij ne “Kenga Magjike”, mirepo Arditi e kishte refuzuar.
Me pas, ai publikoi nje tjeter InstaStory ku shiheshin te dhenat e shikueshmerise se disa prej kengeve te tij, duke filluar qe nga shtetet, mosha e deri tek fitimet.
Mirepo ne kete postim mungonte pikerisht kenga per te cilen ai ishte akuzuar per blerjen e klikimeve, gje qe u vu ne pah edhe nga Acromax.