U përplasën publikisht për vjedhjen e këngës “Theje”, këngëtari malazez merr këtë vendim

Alban Ramosaj reagoi ashpër pak ditë më parë pasi një këngëtar malazez i kishte vjedhur këngën “Theje”.

Këngëtari i quajtur Emel publikoi këngën e quajtur “Vrati Je”, e cila kishte ngjashmëri shumë të madhe me atë të Albanit.

Ndaj ky i fundit e paralajmëroi publikisht të merrte masa ose në të kundërt do të kujdesej grupi i Albanit për këtë gjë.

E mesa duket Emel ka marrë një vendim. Tashmë shihet se kënga “Vrati Je” mungon në YouTube dhe këngëtari e ka fshirë pas përplasjes me Albanin.