U përplas me Bora Zemanin, Valbona Selimllari sqaron situatën: Nuk mund t’i vendosë pikën fjalisë time…”

Valbona Selimllari ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, ku ndër të tjera ka folur për përplasjen me Bora Zemanin që shkaktoi bujë në rrjet.

Ajo ka sqaruar se ka qenë Bora ajo që nuk e ka dëgjuar deri në fund dhe i ka keqkuptuar fjalët e saj.

Unë nuk u kapa me Borën. Se Bora është atje për të mbajtur një pozicion dhe është në anën e konkurrentëve.

Kishin kaluar limitet e kohës dhe Bora thjesht keqkuptoi njërën nga fjalët. Se ne shqiptarët nuk dëgjojmë gjithmonë.

Fjalia e merr kuptimin në fund. Ti nuk mund t’i vendosësh pikën fjalisë sime, pikën ia vë unë”, është shprehur Valbona.

Kujtojmë se ajo foli edhe për imitimin e Xhemi Shehut në Portokalli, për të cilin u shpreh se nuk e ka parë pasi nuk pëlqen fare kur e imitojnë.