Eduardi dhe Iriada janë dy nga protagonistët që kanë krijuar më së shumti zhurmë në këtë edicion të Përputhen e për fat të keq u përjashtuan nga programi për shkak të thyerjes së rregullores, takimit të tyre jashtë programit.
Gjersa në paraqitjen e fundit që patën në program ata thanë se janë gati të deklarohen për njëri-tjetrin gjërat jashtë paskan marrë tjetër drejtim.
I ftuar në 60 sekonda Edi habiti me deklaratën për raportin me Adën.
I pyetur se pas programit janë miq apo më tepër ai u përgjigj “shokë” duke thënë tutje se për përjashtimin e tyre ja bënë gropën vetes.