I ftuar ditën e sotme në “Wake Up” ishte Sardi Strugaj një artist shumë i talentuar dhe i dashur për publikun shqiptar.
Me një sërë këngësh të suksesshme, Sardi ditën e sotme na tregoi më tepër për një tjetër projekt jashtëzakonisht të dashur.
Bëhet fjalë për “Falje vetes”, kënga që është bërë virale, shumë pak pas publikimit.
E teksa fansat e pëlqyen projektin e ri muzikor, kishte edhe nga ata që bënë një lidhje mes këngës dhe situatave të krijuara në shtëpinë e “Big Brother Vip”.
Më së shumti, vargjet që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, kanë qenë këto:
e saherë mendon ajo për borën
ftohti zemrën nuk ia prekFalje vetes i kërkonte ajo
nuk e kishte vënë dje në vendin e parë
Pikërisht për këto vargje kaq shumë të komentuara, u pyet Sardi ditën e sotme. Ai e mohoi idenë që këto vargje i drejtohen Bora Zemanit, por më pas ia la fansave të aludonin gjithçka.
“Është diskutuar shumë sepse është përmendur bora. Nuk bëhet fjalë për Bora Zemanin, por për borën si fenomen natyror. Ka qenë frymëzim, por jo direkt me historinë e Big Brother…
Ka njëfarë lidhje, por nuk mund ta them lidhjen konkrete… Është shumë e bukur se si ka dalë për secilin nga personazhet, është e përshtatshme.”
Pavarësisht se nuk pranoi asgjë konkrete, me siguri kjo deklaratë e Sardit i ka ndihmuar fansat të aludojnë ende për përmendjen e borës, për shkak të Bora Zemanit.