U përfol se u zunë për paratë e premtuara, Sabiani zbulon shifrën që i ka dhuruar Ilir Shaqiri! (VIDEO)

Sabiani dhe Ilir Shaqiri u bënë miq të ngushtë në “Big Brother VIP”, por kjo miqësi u thye pas përfundimit të programit.

Për këtë ngjarje pati hipoteza të shumta se cila mund të ishte arsyeja e krisjes mes tyre e ndër to ishin fjalët që qarkullonin se Ilir Shaqiri nuk i dha 10 mijë eurot e premtuara publikisht Sabianit.

Këngëtari ka qenë i ftuar në emisionin “Zemër Luana” mbrëmjen e djeshme, ku në një prej lojërave të organizauara, Antonela e ka pyetur: ‘Sa lekë të dha Iliri?’

Sabiani nuk ka ngurruar ta kthejë një përgjigje dhe ka treguar: “Iliri më dha 5000 euro për vëllazëri!”, duke nënkuptuar se ka marrë vetëm gjysmat nga shuma e kërkuar, por gjithsesi e ka lënë me kaq duke mos dhënë koment më tepër.

https://www.instagram.com/reel/CnenOynhiDl/?igshid=YmMyMTA2M2Y=