U përfol se pas Shakirës, tradhëtoi dhe të dashurën e re, reagon Gerard Pique

Së fundmi mediat rozë në mbarë botën u mbushën me lajmin se futbollisti Gerard Pique ka tradhtuar dhe të dashurën e re me të cilën tradhtoi Shakirën.

Gazetari i njohur spanjoll iu drejtua futbollistit nëpërmjet një postimi në instagram ku shkruante: “A e njeh këtë?”, shoqëruar me foton e modeles që përflitet se Pique e ka tradhtuar.

Mirëpo është dashur reagimi i legjendës së ekipit katalanas që thashethemet të marrin fund.

Ai ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, ku shfaqet krah të dashurës së tij, Chia Marti, duke i dhënë kështu fund zërave për një ndarje.

Clara Chia Marti për herë të parë zyrtarisht në këtë foto, nuk është më një sekret.

2 milion e gjysmë pëlqime, 430.000 komente. Shifrat konfirmojnë që “populli digital botëror”, pëlqen kaq shumë telenovelat sentimentale dhe çiftet digitale.

Historitë rozë jane gjithmonë lajmet që tërheqin me shumë.