Pak dite me pare, nje video ne te cilen shfaqej Sheila Haxhiaj dhe Kledi Hysaj, beri xhiron e rrjetit pasi dyshja u filmua ne momente mjaft romantike, gje qe ngriti dyshimet per nje lidhje te mundshme mes tyre.
Te shumte ishin dyshimet e publikut se eshte nje videoklip kenge. Ish banoret e “Big Brother VIP”, Kledi dhe Sheila, jane filmuar serish bashke, ne nje tjeter ambjent, kete here ne sheshin Skenderbej, Tirane.
Te qeshur, te perqafuar dhe me nje lumturi ‘femijerie’ qe duket dhe pertej fotos, ngre mjaft dyshime se midis Kledit dhe Sheiles ka dicka me shume se miqesi.
Megjithatë, Sheila ka qenë gjithmonë e rezervuar lidhur me jetën e saj private, ndërkohë që Kledi ka folur gjatë në “Fan Club” mbi marrëdhënien e tij me modelen gjermane Haula.
“Unë vazhdoja me Haulën, pata atë gjendjen dhe më ka ndihmuar sepse e pashë çfarë karakteri ka. Janë rrethanat të gjitha bashkë. Nuk kam shkuar në Big Brother që të kthjellohem, thjesht më ka ndihmuar. Kur të shkoj në Austri e ta takoj, do flas me të se ka nevojë dhe ajo. Do ishte fake po të thoja që jam me të ose të shoh mos gjej ndonjë femër në Shqipëri, jo. Femra ka gjithmonë nevojë për respekt dhe e vlerësoj kaq shumë. Haula si njeri e vlerësoj shumë dhe meriton edhe ajo respektin e vet.”- ka rrëfyer ai.