Po perflitet tashme prej javesh se “Too hot to handle” do te jete emisoni me i ri qe do te startoje ne “Top Channel”.
Emisioni do te jete serish nje program “dating”, por kesaj here ne nje ambient te mbyllur ku pjesmarresit do te duhet te qendrojne te izoluar se bashku.
Gjithashtu burime te ndryshme kane bere te ditur se ne autoresia e ketij programi do t’i besohet serish Olsa Muhametit.
E mesa duket, Olsa i konfirmoi dyshimet me postimin e saj te fundit.
Teksa kishte organizuar nje pyetesor me ndjekesit ne Instagram, ajo u pyet se per cfare programi duhet te behemi gati, pasi Olsa ka lajmeruar disa here se ne shtator na pret nje program “bombe”.
“Per kepin e tundimeve”- u pergjigj Olsa duke i lene detajet e tjera per diten e neserme.
Gjithashtu kujtojme se dy konkurrentet me te perfolur per te marre pjese ne kete program te ri, jane Atdhe Xharavina dhe Efi Dhedhes.