Pak kohë më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kanë patur një përplasje mes tyre gjatë xhirimeve të filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Sipas burimeve, dy personazhet debatuan pasi aktorja kërkonte më shumë nga Luizi në rol.
Mirëpo si janë sot raportet mes tyre? Këtë na e ka treguar vetë Olta në një postim në InstaStory.
Ajo u pyet nga një ndjekës: “A ke miqësi me Luizin?”, të cilit iu përgjigj me shaka, “Jo”, pasi në foto shihej pikërisht krah Luizit.
Kështu aktorja ka treguar se raportet mes tyre janë rregulluar.