Diten e djeshme Beatrix Ramosaj vendosi te fliste per here te pare mbi te gjitha komentet negative qe ajo ka marre gjate muajve te fundit.
Me ane te nje videoje ne Instagram, teksa shfaqej e perlotur, Beatrix percolli mesazhin se askush prej nesh nuk duhet t’a toleroje bullizmin e cfaredolloj forme dhe se duhet te japim sa me shume dashuri te mundemi.
Te shumta ishin komentet mbeshtetese ne videon e postuar nga Beatrix, duke perfshire ketu edhe nga ish konkurrente te “Big Brother VIP”.
Nder personat publik qe e mbeshteten dhe i dhane kurajo ishte edhe ish konkurrenti i Per’puthen, Atdhe Xharavina.
Ai ka shkruar nje koment ne videon e saj, tek eshte shprehur:
“Forca vec perpara”
Kujtojme se pak para perfundimit te BBV, Atdheu u shpreh ne nje interviste se lidhja e Donaldit me Beatrix ishte thjesht nje gabim per te cilin ai do te pendohej, e do te kerkonte te kthehej serish tek Bora.
Gjithashtu, pelqimin e tij ndaj Bores, Atdheu ne nje forme apo tjeter e beri publik, mirepo tani duket se “mban anen” e Beatrix.