Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se reperi Gjiko ishte në proçes gjyqësor për ngacmim ndaj një të miture.
Ndonse ai kishte ruajtur qetësinë duket se ka ardhur momenti të flasë.
Nepermjet nje postimi ne instagram, reperi ka folur hapur per veshtiresite qe po kalon pas skandalit te publikuar ne media si dhe falenderon njerezit qe e kane mbeshtetur.
“Të nderuar familjarë dhe miq, gjatë këtyre ditëve unë dhe familja ime jemi përballur me një të pavërtetë të sajuar. Nuk kam mashtruar e nuk kam premtuar karrierë askujt e as nuk i kam dhënë substanca një të miture. Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo është e sajuar.
Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do nxjerrë në pah pastërtinë time. Në fund dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur. Ashtu siç nuk ju kam korrit kurrë nuk kam me ju korrit as në të ardhmen.