Një video e publikuar nga ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Efi, në Instastory ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Ajo shprehej se kishte marrë pjesë në emisionin e dashurisë me shpresën që t’i binte në sy Atdhe Xharavinës, ish-konkurrentit të sezonit të parë.
“Arsyeja e vetme që unë jam futur në Për’puthen ishte Atdheu dhe prisja që ai të vinte tek unë por nuk erdhi kurrë”-thotë ajo në videon tashmë virale.
Mirepo, duket se Efi u pendua shume shpejt pasi nuk ka vonuar per ta fshire menjehere postimin e saj duke ngritur akoma dhe me shume dyshimet per vertetesine e saj pergjate programit.
Të shumta kanë qenë komentet negative ndaj saj me njerëzit që shprehen të zhgënjyer dhe e akuzojnë për lojë.
Gjithashtu, në video ka disa detaje që tregojnë se kjo video mund të jetë realizuar për një lojë.
Siç vihet re ajo ka një mikrofon në dorë kur flet dhe mesa kuptohet në ambientin e pasëm ndodhet në studion e “E diell”.
Në këtë program ka një rubrikë të quajtur “Dielli apo Hëna” ku personazhet publike bëhen pjesë e lojërave të tilla, që i kemi parë edhe më herët.
Epo, e vetmja gje qe mund te bejme eshte te presim dhe te shohim se si qendron e verteta.
Kujtojme se Efi u largua disa javë më parë nga “Për’puthen” pas largimit të papritur të Samiut.
Asnjëri nga këta të dy nuk arritën që të gjenin dashurinë brenda programit, duke u shprehur që nuk e shohin me veten aty brenda, ishte Efi ajo e cila tha që me Samiun nuk mund të ketë asgjë më shumë se shokë.