Bruno Shemsho dhe Ana Gjini bene plot nje muaj bashke qe pas daljes si çift nga programi “Per’puthen”.
Mirepo, mbremjen e djeshme Bruno i telefonoi Anes gjate xhirimit te emisionit “Glamour Zone”, per t’i thene se lidhja e tyre duhet te marre fund, pasi Bruno eshte kthyer me ish te dashuren e tij.
Mirepo, ky ishte thjesht nje denim qe moderatorja Ester Bylyku i vendosi Brunos per t’a realizuar.
Duhet thene se reagimi i Anes nuk ishte aspak ai qe pritej!
Ajo e kuptoi qe gjithcka ishte nje loje dhe filloi te bente shaka me te, madje kuptoi dhe se dikush tjeter ia kishte propozuar kete loje Brunos.
Epo mesa duket Ana e njeh mire Brunon, edhe pse kane shume pak kohe qe njihen!
Gjithashtu, Bruno tregoi edhe per rastet kur ka thene “Te Dua” por me pas eshte penduar.
Ai tregoi se ka qene me i ri, ndaj dhe fjalen “Te Dua” mund t’a thoshte shpesh nga nxitimi, ndersa tani eshte me i matur.