U pa krah personit të akuzuar për abuzim seksual me fëmijet, reagon Burak Özçivit pas kritikave: “Jam i trishtuar, nuk e dija”

Aktori shumë i njohur turk, Burak Özçivit, ishte kryeqenda e kritikave ditëve të fundit.

Burak publikoi një fotografi nga takimi me aktorin Kevin Spacey, i cili është akuzuar më shumë se një herë për abuzim seksual ndaj fëmijëve.

Aktori, madje është hedhur edhe në gjyq. Pasi u kryqëzua në rrjet Burak ka reaguar duke thënë se nuk e dinte këtë gjë.

“Lidhur me ketë temë kaq të ndjeshme dhe të trishtuar e kam marrë lajmin me vonesë. Jam thellësisht i trishtuar nga kjo dhe bëra menjëherë atë që ishte e nevojshme. Dua t’ju bëj të ditur se unë jam absolutisht kundër kësaj çështjeje. Kjo ndjeshmëri ka qenë e tillë deri tani dhe kështu do të jetë edhe tani e tutje. Mos jini aq të ulët sa të përpiqeni të përfitoni nga çështje të tilla të ndjeshme”, ka thënë aktori turk.

Özçivit e fshiu foton e shkrepur me Spacey gjatë ndeshjes së Kupës së Botës në Katar, pas reagimeve të forta në Instagram ku ndiqet nga 22.5 milionë ndjekës, mes tyre edhe shumë shqiptarë.