“U ngacmova seksualisht në moshën 5-vjeçare”, Melisa bën rrëfimin rrëqethës në BBV

Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Kosova”, Melisa Lleshi ka rrëfyer një histori personale të patreguar më parë nga ajo.

Melisa shokoi me historinë e saj të fëmijërisë kur tregoi se sa ishte pesë vjeç ishte ngacmuar seksualisht.

“Jam ngacmuar seksualisht kur isha 5 vjeçe nga një mashkull plot epsh, por fatmirësisht nuk jam përdhunuar”.

Ajo tregoi periudhën e saj të mbylljes në vetvete, ankthin dhe tentativat për vetvrasje, pasi mendonte se nuk meritonte të jetonte më.

Ky rrëfim i saj preku të gjithë banorët, si dhe moderatoren Jonida Vokshi e cila shpërtheu në lot.

https://www.instagram.com/reel/Co5qqN6o32I/?igshid=YmMyMTA2M2Y=