Kylie Jenner dhe Travis Scott thuhet se kanë vendosur të ndahen për herë të dytë dy yjet pasi rindezën romancën e tyre në vitin 2020.
Një burim i afërt me 25-vjeçaren dhe reperin informoi “US Weekly” se Kylie dhe Travis janë përsëri të ndarë dhe se ishte parashikuar t’i kalonin pushimet e fundvitit bashkë.
Mirëpo, Kylie u largua në Aspen për Vitin e Ri për t’u bashkuar me motrën e saj, Kendall Jenner, dhe disa miq të ngushtë, si Hailey Bieber dhe bashkëshortin e saj Justin Bieber.
DailyMail ka kontaktuar me përfaqësuesit për media të Kylie Jenner dhe Travis Scott për të marrë komente, por ata refuzuan të përgjigjen.
“Kjo ka ndodhur shumë herë më parë, ata dihet se janë përsëri në krizë, por gjithmonë mbeten miq dhe prindër të shkëlqyer”, shtoi burimi për US Weekly.