Prej kohësh në rrjet po përflitet se Fero dhe Arbenita i kanë dhënë fund lidhjes.
Aludimet lindën pasi Arbenita publikoi një video në të cilën shihej mesazhi që futbollisti me famë botërore Neymar i kishte shkruar modeles.
Mirëpo fill pas këtij veprimi të Arbenitës, u vu re se ajo dhe Fero nuk ndiqeshin më bashkë në Instagram. Madje dhe fotot me njëri-tjetrin nuk ekzistonin më në profilet e tyre.
Reagime të shumta indirekte erdhën nga të dyja palët, por asnjëherë diçka konkrete në lidhje me thashethemet për një krisje.
Mirëpo, si duket një video e publikuar së fundmi nga Arbenita, i vë pikën mbi “i” raportit të saj me Feron.
Modelja ka publikuar një video të vajzës së saj në rrjetin social TikTok, teksa zhvillon një prej trendeve virale.
“Duke shkuar për të rrahur të gjithë ata që po flasin keq për mamin e për babin”- thuhet në videon që nënkupton një mohim të thashethemeve se Arbenita dhe Fero janë ndarë.