U nda me Emily Ratajkowskin?! Pete Davidson shfaqet nën shoqërinë e një vajze tjetër

Prej javësh Pete Davidson ishte në qendër të vëmendjes pasi u zbulua se ka nisur një romancë me modelen Emily Ratajkowski , por së fundmi komediani është fotografuar nën shoqërinë e një vajze tjetër.

 

Vajza në fjalë quhet Chase Sui. Pete dhe aktorja u bënë miq të mirë në xhirimet e një filmi dhe mes tyre nuk ka asgjë më shumë se shoqëri.

Disa burime për TMZ treguan se: “Chase dhe Pete janë miq të shkëlqyeshëm dhe janë takuar gjatë xhirimeve të filmit “Bodies, Bodies, Bodies”.

Së fundmi Pete Davidson i dha fund lidhjes së tij me Kim Kardashian pas vetëm disa muajsh lidhje dhe u përball me sulmime të shumta në rrjetet sociale nga ish-bashkëshorti i saj Kanye West.

Pete Davidson dhe Kim Kardashian thuhet se i dhanë fund lidhjes së tyre sepse të dy ishin shumë të zënë dhe nuk kalonin shumë kohë së bashku.