Pak dite me pare, nje postim i Ilir Shaqirit ne InstaStory trazoi gjithe rrjetin pasi u morr si nje thumb ndaj Monika Lubonjes.
Bashkangjitur nje videoje te tij brenda shtepise se ‘BBV', balerini shprehej: “Une kur shoh intervista hajvanesh”, ne menyre ironike.
Arsyeja pse u mor si nje thumb ndaj Monikes jane pikerisht intervistat e kesaj te fundit ku shprehej se Iliri i flet gjerat nga deliri i fames.
“Me Ilirin nuk kam komunikuar. Mendoj se edhe po të takohemi duhet të jemi larg Big Brother VIP dhe ngjarjeve për të parë at që në fillim pamë tëk njeri-tjetri.
Tani që formati ka mbaruar, do doja tu besoja disa situatave që kanë ndodhur aty. Unë ua pashë karakteret dhe mendova se do e vazhdonim jashtë shoqërinë.
Nuk e di a ka hatërmbetje nga Iliri. Gjërat që kam dëgjuar nga Iliri në intervistat e fundit më janë dukur sikur janë thënë në delirin e famës dhe më ka bërë përshtypje. Iliri e ka vlerësuar inteligjencën time dhe më ka quajtur ‘institucion’. Ky ishte një lloj vlerësimi për mua dhe më vonë ndryshoi.”
Diten e sotme, balerini ka qene i ftuar ne emisionin e Adi Krastes, “A-show” ku u pyet edhe mbi postimin thumbues.
Nuk është problemi për kë, sepse e kam patur në përgjithësi. Gjëra tendecioze dhe të pavërteta kam dëgjuar gjithë kohës. Me hajvanlliqe unë nënkuptoj një gamë shumë të gjerë. Kjo fjalë përfshin ato që dëgjova nga disa banorë nëpër intervista duke u shprehur rreth disa gjërash që nuk kanë ndodhur ose ata thjesht i kanë imagjinuar. Siç kanë imagjinuar edhe brenda shtëpisë. Si brenda, si jashtë njeriu është ai që është. Nëse ne përballemi me një publik për 24 orë, në fund do të dalë fytyra jote.
Në Post Big Brother, ku u rishikuan dhe komentuan situatat e ndryshme të “BBV”, Iliri bëri një deklaratë për Donaldin.
Teksa po shqyrtoheshin sinjalet që herë pas herë kanë marrë nga miqtë dhe të afërmit e tyre jashtë shtëpisë, Iliri komentoi dhe sinjalet që Donaldi ndoshta ka marrë gjatë qëndrimit të tij. Pikërisht këto sinjale duket se e penalizuan Donaldin, sipas Ilirit.
Por nga ana tjetër, Iliri nuk mohoi faktin që sinjalet e marra nga banorët sigurisht që ndihmonin gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”.