Mëngjesin e së shtunës një ngjarje tragjike tronditi repin shqiptar Buta, ku mbeti i vrarë Gazmend Hyseni në Ferizaj, ndërsa i dyshuar për këtë vrasje është Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta.
Ndërkohë, në media qarkulloi një video ku u tha se ky i fundit u largua nga Kosova drejt menjëherë sapo ndodhi ngjarja.
Mirëpo, në atë video sipas burimeve, vërehen tri pamje të ndryshme:
Në pamjen e parë shihet reperi duke dorëzuar çantën i veshur në veshje sportive me ngjyrë të gjelbër dhe me një kapuç.
Në pamjen e dytë, ku shihet reperi duke hyrë në avion, shihet i veshur me një xhaketë të trashë dhe me një kapuç të llojit ‘winterhat’, ndërsa edhe një grua që është mbrapa tij shihet e veshur më trash (pra duket se është e muajve të kaluar, kur temperaturat ishin më të ftohta).
Në pamjen e tretë, shihet sërish reperi brenda avionit, tani i veshur si në pamjen e parë vetëm se në bluzë dhe ka të njëjtin kapuç si herën e parë.
Ndërsa, në një postim të bërë në rrjetin social “Instagram” më datë 26 mars, shihet se reperi ishte në Angli atëkohë dhe se kjo video mund të jetë bërë gjatë kësaj kohe.
Kujtojmë se reperi të shtunën do të performonte në një nga klubet e natës në Prishtinë, por që ky event u anulua për shkak të ngjarjes tragjike.