Ish-konkurrentja e “Për’puthen 3”, Çiljeta ka qenë e ftuar sonte në emisionin “Shqipëria Live”, dhe ka folur se si ka vijuar jeta e saj që pas daljes nga programi.
Çiljetës iu desh të tërhiqej nga emisioni pasi dëshironte që t’ia kushtonte gjithë kohën vajzës së saj.
Ajo gjithashtu habiti me deklaratën e saj në program e cila u shpreh se familja e ish-bashkëshortit nuk e kishte lejuar që të takonte fëmijën.
Sipas ish-konkurrentes në atë kohë, ata ndërmorën këtë veprim sepse nuk e kishin pritur mirë faktin që ajo kishte treguar historinë e tyre në emision.
Ditën e sotme ajo tha se ishte takuar me vajzën dhe çdo gjë është stabilizuar. Problemi sipas Çiljetës kishte nisur pasi partnerja e ish-bashkëshortit të saj (e cila është shqiptare) ka transformuar fjalët që ajo kishte thënë në studio.
“Problemi më i madh ishte që ata janë italian. Në momentin që ne flisnim shqip ata nuk mund ta kuptonin dot se çfarë unë po shpjegoja. Personi në fjalë është shqiptar. Ndryshe flisja dhe ndryshe e përkthente. E them sepse ishin përkthyer fjalët në të kundërtën si e shpjegoja unë. Lindën probleme sikur unë dilja në emision dhe paragjykoja ose shaja pjesëtaret e familjes. Nuk ekziston në këtë botë, pasi unë kam respektim maksimal për ata. Janë njerëz që i dua fortë, pavarësisht se kam përfunduar në divorc.”, tha ajo.
Kur u pyet se çfarë ka thënë partnerja tek ish-vjehrri dhe ish-vjehrra e saj, Çiljeta u shpreh:
“Pjesën që unë kisha dalë aty dhe kisha ofenduar. Sikur ata nuk bëjnë për gocën, ndërkohë që goca ishte aty tek ata. Nuk ishte reale. Ose për shkakun e ndarjes që nuk ishte ajo, kur ishte ajo.”
Më vonë ajo shpjegoi që ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-vjehrrën, madje e quan atë mama.
Në fund të intervistës, kur ish-konkurrentja u pyet në një mënyrë hipotetike se çfarë do të bënte nëse ish-bashkëshorti i saj do të ndahej me partneren aktuale dhe do të kthehej tek ajo për t’u ribashkuar, Çiljeta tha:
“Për hatër të gocës po, mund ta bëja dhe diçka të tillë. Patjetër po. Ai ngelet dhe do të mbetet gjithmonë babi i fëmijës tim. Në momentin që ai do më krijonte besimin që ka ndryshuar dhe do i përkushtohet familjes, patjetër që po.“