Luiz Ejlli u kthye shumë shpejt në një nga banorët më të përfolur e më të dashur të shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Këngëtari i cili përfaqësoi Shqipërinë në eurovizionin e vitit 2006 nuk ishte pjesë e mediave online vitet e fundit, mirëpo pjesmarrja në BBV bëri një ndryshim rrënjësor për të në këtë aspekt.
Jo vetëm që është kthyer në kryetemën e mediave kohët e fundit, por Luizi ka fituar edhe një numër të madh ndjekësish në Instagram.
Në ditën e parë të hyrjes në shtëpinë e BBV ai kishte vetëm 28 ndjekës në profilin e tij, ndërsa sot numërohen mbi 125 mijë ndjekës e mesa duket ka për të arritur shumë më shumë deri në përfundim të rrugëtimit të tij.