Mozzik ishte artisti i radhës i ftuar nga “Big Brother Vip” për të kënduar për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Që në momentin e parë ai tregoi mbështetjen për Donaldin duke deklaruar se do donte që ai ta fitonte “Big Brother Vip”.
Menjëherë Arbana u distancua duke deklaruar se ky është vetëm qëndrimi personal i Mozzik.
Por pas përfundimit të spektaklit, Donaldi ka thyer një nga rregullat e programit duke e futur Mozzik në shtëpi.
Produksioni reagoi menjehere duke i kerkuar Mozzik te shkoje te dhoma e rrefimit, ndersa Donaldit iu ndalua t’a shoqeroje.
Direkt pas këtij urdhri, kamerat janë hequr nga dyshja duke na treguar vetëm banorët që po qëndronin në oborr.
Nuk dihet se cfarë është thënë mes dyshes, por një mysafir që futet në dhomën e rrëfimit, në vend të banorit, kësaj here Donaldit, është diçka shqetësuese.
https://www.instagram.com/tv/CZS1Y8ppGcl/?utm_medium=copy_link