Ish partnerja e Amosit, Gigliola Haveriku, ka komentuar shpesh situata të ndryshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” me anë të postimeve në Instagram-in e saj.
Në këto komente nuk është përjashtuar as Amosi, për të cilin Gigliola nuk ka folur fjalë fort të mira.
Gjatë spektaklit të djeshëm kur Amosi ishte i eleminuari i rradhës, Gigliola ironizoi Oltën dhe Dean të cilat u trishtuan pas largimit të tij.
Këto reagime u komentuan në rrjet si një mënyrë për të shprehur gëzimin e saj.
Mirëpo, pak më parë Gigliola ka bërë një reagim publik ku është shprehur se BBV për të është thjesht si një serial ku ajo komenton konkurrentët në mënyrë satirike, ndaj fjalët e saj nuk duhen marrë aq seriozisht.