Nuk është mbushur ende dita e parë që nga hyrja e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe Bledi Mane ka thyer rregullat e produksionit.
Teksa po bisedonte me Oltën, gazetari i ka dhënë asaj disa informacione nga jashtë, diçka që është reptësisht e ndaluar në këtë reality show.
“Nuk është Kiara luaneshë në këtë shtëpi. Je ti dhe luani është ai. Ndërkohë që unë jam tigri që po rritem”, tregoi Bledi.
Jo vetëm kaq por gazetari i tregoi Oltës se si i duket nga jashtë shtëpisë.
“Ti je shumë dimensionale. Ti të hënën dukesh budallaqe, të martën mafioze, të mërkurën një femër e poshtër, e ndyrë. Dy ditë i acaron njerëzit”, shtoi ai
Ndërsa Olta ia ktheu: “Ky është super kompliment. Ti po më mahnit mua”.
Nuk dihet nëse produksioni do të marrë një vendim për thyerjen e rregullave të Bledit por kujtojmë se e njëjta gjë u bë nga Xhonatan Islami pak javë më parë. Ai u ndëshkua nga “Vëllai i madh” duke e çuar në nominim e më pas erdhi dhe eleminimi.