Mbrëmjen e djeshme, Efi Dhedhes u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP” pas një nominimi direkt përballë Kiarës dhe Luizit.
Ishte Dea Mishel ajo që coi në nominim grupin LEK, pasi produksioni i dha një mundësi të artë pasi fitoi “Lojën e inteligjencës”.
Mirëpo, ditën e sotme ka ardhur reagimi i parë i Efit në lidhje me rrugëtimin e saj brenda reality showt.
Teksa postoi një foto në rrjetin e saj social, Instagram, Efi shkruan: “ME KOKEN LARTE DHE BUZEQESHJE NE FYTYRE
Keshtu nisi ky udhetim per mua dhe keshtu perfundoi. Faleminderit te gjitheve per mesazhet tuaja te perzemerta dhe per mbeshtetjen qe keni treguar .
Kjo per mua ishte nje eksperience qe nuk do e harroj kurre. Hyra ne Big Brother per te treguar nje ane tjeter timen, qe ju te me shifnit mua 24/24ore pa asnje lloj filtri, per te njohur ate Efin qe perballe cdo gjeje, vendos te qendroj e drejte, zgjedh mos te heshti perball padrejtesive dhe qe nuk ben kompromisa per karakterin dhe dinjitetin e saj.
Para lojes, vjen humanizmi. Para hipokrizise, vjen e verteta. Para hienave, vijne luanët. “.