U deshën thumbimet e Rinës, që Sin Boy të ndryshojë “kërcimin” e bërë trend me këngën e tij

Besojmë se të gjithëve ju ka dalë të paktën një herë përpara në Tik Tok, video e Sin Boy me disa vajza të panjohura, duke kërcyer nën tingujt e këngës së tij të re.

Më shumë se sa një kërcim, ai e ktheu në një trend, ku vajza të ndryshme kërcenin, ndërsa ai improvizonte.

Pas kësaj ishte ish-partnerja e tij Rina, e cila postoi një video të tillë me këngën e tij, krah një djali të panjohur, duke ironizuar kështu Sin Boy.

E duket se kaq u desh që reperi të ndryshonte “performancën” e tij, duke mbyllur sytë e duke mos i parë më vajzat.