Një pjesë e mirë e spektaklit të djeshëm iu dedikua situatës mes Luizit dhe Kiarës e ndjenjave të tyre.
Kjo e fundit pranoi se ka një pëlqim për Luizin, mirëpo i duhet më shumë kohë për të ndërmarrë një hap kaq të rëndësishëm, siç është lidhja me të.
Pas spektaklit, pasi Luizi u mbyll në dhomë me Efin, Kiara bëri një diskutim me Armaldon përsa i përket lidhjes së saj publike me Butrint Imerin.
Kiara u shpreh se këngëtari ishte dashuria e saj e parë dhe tregoi se fakti që gjithçka u bë publike e lëndoi shumë.
Moderatorja tregoi se asokohe ishin vetëm 20 vjeç dhe presioni ishte shumë i madh, duke qenë se çdo lëvizje e tyre bëhej publike dhe përflitej nëpër media.
Ndaj, duke qenë se ka provuar më parë të krijojë lidhje me një person publik, ajo u shpreh se është një nga arsyet e stepjes së saj ndaj Luizit.
“Ajo ka qenë dashuria ime e parë, hera e parë që unë kam ndjerë për dikë. Ka qenë një presion shumë i madh dhe kam qenë vetëm 20 vjeç kur e kam kaluar. Ka qenë presion sepse flitej në media ‘u zunë, u ndanë’. Ai ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe më ka prishur punë me këtë gjë. Kam patur momente që nuk kam dashur të bëhet publike dhe është bërë, më mundonte kjo gjë.”- u shpreh Kiara ndër të tjera.
https://www.instagram.com/reel/CntuHdNhP6o/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
https://www.instagram.com/reel/CntuXZdBPQg/?igshid=YmMyMTA2M2Y=