Ish-konkurrenti i “Për’puthen” Albi Dhima ka dalë prej disa ditësh nga programi i dashurisë për shkak se nuk e gjeti dot dashurinë, edhe pse kishte disa kohë që ishte deklaruar për Alesjan. Ai pati thënë se nëse nuk do dilte nga programi me të, do të dilte vetëm.
Mirëpo, jo më pak se disa orë më pare, Alvisa Qarri u përball me një sulm kibernetik ku iu hack-ua profili i “Instagram”-it dhe u postuan një sërë bisedash me konkurrentë të tjerë të “Për’puthen”.
Një nga gjërat që ka bërë më shumë përshtypje ka qenë publikimi i një fotoje të Alvisës, Bashkimit, dhe Albit i cili ndodhej krah një vajze tjetër, portreti i të cilës ishte i mbuluar.
Kjo foto është bërë më datë 31 dhjetor, ndërkohë që në datën 2 janar Albi është deklaruar për Alesjan, duke theksuar që ka një pëlqim të madh për të.