Beniada dhe Agjira treguan se në një puntatë zgjodhën të vizitonin qytetin e Korçës dhe se kishin kënduar serenata me një djalë i cili i binte kitares.
Moderatorja ‘zbuloi’ se modeles i kishte pëlqyer shumë djali në fjalë, madje kishte rënë dhe në ‘dashuri’ me të.
Kjo batutë shkaktoi të qëshura në studio ku Beniada u shpreh se i pëlqejnë shumë njerëzit e talentuar.
Agjira: Benit i pëlqeu këngëtari, Panajoti. Ishte një djalë aty me ne që këndoi serenata…
Beniada; Më pëlqejnë njerëzit që kanë talente që këndojnë që kërcejnë, çunat e rinj gocat e reja
Agjira: Edhe tha Beniada unë u dashurova me Panajotin (qeshin)
Rikujtojmë se Beniada ka vendosur të lërë jetesën e saj në Itali duke zgjedhur kështu që të jetojë në Tiranë, madje modelja ka treguar se tashmë ka marrë dhe një shtëpi me qira.