Sulmet mes Oltës dhe Zhaklinës u bënë kryetemë e mediave online pak pas startimit të “Big Brother VIP”.
Nga aktorja u tha se shkak për marrëdhënien e tensionuar të tyre u bënë sulmet e Zhaklinës natën e parë të spektaklit, mirëpo më pas u aludua se në fakt shkak ishte bërë motra e Oltës.
Më saktë, Zhaklina i kishte folur Oltës për motrën e saj Gertën pak pasi u bë pjesë e shtëpisë, mirëpo sipas fjalëve që qarkullojnë prej kohësh në media, dy motrat nuk kanë një komunikim të mirë me njëra tjetrën.
Ndaj, këto fjalë të Zhaklinës u morrën si një sulm nga ana e Oltës.
Mirëpo, për të folur për këtë ka qenë e ftuar vetë Zhaklina në “Shqipëria Live”.
Ajo u shpreh se nuk ka qenë fare në dijeni të marrëdhënies së dy motrave edhe pse u shpreh që është një mikeshë e mirë e Gertës.
Zhaklina shtoi se pas daljes nga programi ka marrë një telefonatë nga Gerta, ku e ka pyetur mbi gjendjen e saj duke e lënë mënjanë atë çka ndodhi me Oltën brenda shtëpisë.