Sarah Berisha është blogerja e njohur, e cila mbrëmjen e djeshme ka nisur rrugëtimin e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Në klipin prezantues të saj, konkurrentja tregon se është 25 vjeçe dhe ka studiuar për drejtësi, por aktualisht mban statusin fashion bloger influecer.
Berisha shprehet se mendon se “deri tani BBV i ka munguar pak alegri dhe gëzim” dhe mendon se është personi i duhur “për t’i zgjuar pak ato brenda”.
“Unë jam një person shumë i shoqërueshëm, kështu që mendoj se do të bëj miqësi me të dyja palët si me djemtë si me vajzat, nuk e kam problem këtë pjesë”, thotë ajo në klipin prezantues.
E pyetur se kush është një nga personazhet që i pëlqen më shumë nga meshkujt, Berisha thotë: “Donaldi”.
Tashmë publiku është kurioz që të shohë rrugëtimin e saj aty brenda.
Ndërkohë kujtojmë se përveç saj, mbrëmjen e së martës u futën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri edhe Beatrix Ramosaj dhe Einxhel Shkira.