U bë nënë, modelja shqiptare publikon foton e parë të së bijës

Modelja shqiptare, Kristina Baki ka publikuar fotografinë e parë të vajzës që sapo ka sjellë në jetë.

“Mirëseerdhe në këtë botë, vogëlushja ime Siera”, ka shkruar modelja krahas fotos së ëmbël.

Megjithatë, Kristina nuk e ka zbuluar ditën që vogëlushja ka ardhur në jetë.

Kujtojmë që pak ditë më parë u raportua se modelja tashmë kishte mirëpritur në jetë vogëlushen e saj.

Në fillim të këtij muaji, modelja organizoi një festë madhështore ku zbuloi dhe emrin që ajo së bashku me partnerin e saj kishin vendosur për vajzën e tyre.