U aludua se është në një pritje të ëmbël, reagon Sarah Berisha!

Historia e tyre e dashurisë nisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pra në “BBV” dhe mesa duket po vazhdon edhe jashtë saj.

E kemi fjalën për çiftin simpatik, Sarah Berisha dhe Dj PM.

Së fundmi në mediat sociale u aludua se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Shkak për këtë u bë një fotografi e Sarës në ditëlindjen e Monikës, ku barku i saj dukej paksa i rrumbullakosur.

Blogerja ka zgjedhur që të reagojë në lidhje me këto lajme, duke ripublikuar një fotografi nga ditëlindja e Monikës ku shkruhej:

“Sarah është në pritje të ëmbël”.

Ajo ka ironizuar dhe mohuar lajmet se është shtatzënë duke shkruar:

“Goc apo çun dini gjë ju?

Sarah përgjatë kësaj kohe ka qenë e tërhequr nga intervistat, por vijon të komentohet për marrëdhënien e saj me DJ PM.