Me lajmin se Sarah Berisha do te ishte moderatorja e re e sezonit te dyte te “Kosherja Show”, erdhen edhe shume aludime se moderatorja “e vjeter”, Jona Spahiu, ishte hequr nga puna duke u zevendesuar keshtu me Saren.
Pas ketyre thashethemeve, nuk vonoi as reagimi i Jones e cila tregoi me ane te nje postimi ne Instagram se ne fakt ka qene zgjedhja e saj te nderpriste rrugetimin ne Show-n e humorit:
“Zgjodha mos të jem më pjesë në ‘Koshere’ sepse kam plane të tjera në jete dhe biznes. Ishte përvojë e bukur dhe argëtuese, por kaq! Ky nuk do të ishte emisioni im i jetës. Faleminderit për fjalët e bukura, nuk kam nevojë të jem në TV që t’ju kem në zemër.”
Mirepo, tashme erdhi edhe nje reagim nga ana e Sares.
Teksa ajo ishte e ftuar ne nje interviste per “Prive”, Sarah vete u shpreh se persa i perket eksperiences se re si moderatore, nuk i ka zene vendin askujt pasi vendi ishte i lire dhe oferta iu be vete Sares, pra nuk ishte dicka qe ajo shkoi t’a kerkonte.
Gjithashtu, Sarah foli edhe per ndjesite e para te moderimit, ku tregoi se edhe pse ishte hera e saj e pare ne nje program te atij lloji, ja doli me sukses dhe morri goxha komente pozitive nga publiku.